Tiranë – Godo vlerëson arritjet e mazhorancës

Republikani, Sabri Godo në fjalën e tij vlerësoi arritjet e mazhorancës në fushën e integrimit, ndërsa theksoi se qeveria, psjesë e së cilës është edhe PR, ka bërë cdo veprim në mënyrë racionale për t’i shërbyer vendit. “Republikanët duhet të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm, për të dhënë sërish kontribut në zhvillimin e vendit”, u shpreh Godo. Ndërkohë kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij vlerësoi punën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në kuadër të anëtarësimit në NATO. “Këto katër vjet janë realizuar projekte që më parë as nuk mendoheshin, ndërsa sot ne premtojmë se Shqipëria do të ndryshojë katër herë më shumë se mandati që po lëmë pas”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit, jehona e reformave të qeverisë e bën vendin më të vlerësuar, ndërkohë që protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, u ratifikua në një kohë rekord.

Advertisement