Tiranë – Godo qetëson qytetarët për gripin e derrave, asnjë rast në Shqipëri

Përhapja e ngadaltë e rasteve, si dhe mos shfaqja e asnjë rasti në Ballkan duket se e përjashton Shqipërinë nga harta e virusit H1N1, të paktën për këtë sezon. Megjithatë drejtues të Shëndetësisë diskutuan me OBSH-në masat që duhen marrë në rast se virusi do të shfaqet. Shefja e OBSH-së, Margaret Chan ka deklaruar se testimi i vërtetë për gripin e derrave do të bëhet kur një pjesë e vëndeve të preken nga gripi sezonal i dimrit. “Shpresojmë që virusi të ndalet, pasi nëse kjo nuk ndodh do të ketë përhapje të madhe”, tha ajo. “Unë nuk parashikoj se pandemia do të shpërthejë, por më mirë të jemi të përgatitur mirë, sesa të papërgatitur”, ka thënë kreu i OBSH-së.

Advertisement