Vendimi u shpall ditën e djeshme nga gjyqtari Bujar Krasniqi, i cili e ka deklaruar të pandehurën fajtore. Laze u arrestua më 17 tetor të vitit të kaluar pas denoncimit të familjarëve të Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se ata kishin paguar një shumë prej 150 mijë euro për lirimin e të afërmve të tyre. Albana Laze, sipas pretencës iu ishte prezantuar të afërmve të dy të pandehurve se kishte lidhje familjare me ish-kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni dhe se njihte ish kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Kosova. Një seancë më parë prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës dënimin e të pandehurës me 12 vjet burg.