Tiranë | Gjykata e Tiranës gjobit Saimir Tahirin

Gjykata e Tiranës vendosi sot që të dënojë me 700 mijë lekë gjobë deputetin socialist, Saimir Tahiri, për akuzën e shpifjes ndaj ministrit Genc Ruli. Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Tahiri duhet të paguajë gjobën prej 700 mijë lekë si dëmshpërblim, pas akuzave në adresë të zotit Ruli për abuzime lidhur me veprimtarinë e minierës së Bulqizës. Gjykata e Tiranës, në vendimin e saj, ka vlerësuar se akuzat e ngritura nga zoti Tahiri janë të pabaza.