Tiranë | Bashkia: plani rregullues shton hapësirat e gjelbra

Bashkia e Tiranës përmes një reagimi, shpreh keqardhjen lidhur me tendencën e vazhdueshme të ish-kryebashkiakut Edi Rama, për të sulmuar politikisht planin urbanistik të Tiranës. “Për të disatën herë, z. Rama dhe z. Lame kanë përcjellë tek qytetarët deklarime të pavërteta rreth planit urbanistik. Ky plan u hartua në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qene edhe zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavijë tërësisht politike ndaj këtij plani, synon thjesht dhe vetëm mbulimin e dështimit të mosbërjes së tij nga ish-kryebashkiaku Rama, për 11 vjet. Plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës, jo vetëm nuk cënon hapësirat e gjelbra por parashikon shtimin e tyre”, thuhet në deklaratën e bashkisë së kryeqytetit. Sot anëtari i Asamblesë Socialiste, Artan Lame, kritikoi planin urbanistik të Tiranës, i cili u miratua në fundjavë në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Advertisement