Gjykata vendosi në seancën e radhës që ti cilësojë si të pavlefshme hetimet e kryera nga prokuroria pas datës 6 nëntor kur kanë përfunduar edhe afatet hetimore për çështjen në fjalë. Në këtë mënyrë, ish ministri i transporteve aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare zhvishet nga të gjitha akuzat e ngritura deri më tani nga organi hetimor. Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “shpërdorim detyre“ dhe “favorizim në tendera“ lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro. Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha është shprehur sot pas mbylljes së çështjes së tij nga Gjykata e Lartë se ky është fundi i një procesi politik që i është bërë atij që nga fillimi i këtij procesi. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj kukuvajkës Edi Rama është shprehur ministri Basha. “Me vendimin e gjykatës merr fund komploti ndaj aksit Rrëshen-Kalimash. Sot është dita e vajtimit të komplotistëve kundër rrugës Durrës-Kukës”, është shprehur Basha.