Tiranë | Gjiknuri kërkon rimandatim të komisionit për reformën zgjedhore

alt

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se në rast se shumica bie dakord, komisioni mund të rimandatohet në seancën e së enjtes. Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Berisha për reformën një ditë më parë, Gjiknuri tha se konsensusi është ende i mundur dhe se opozita është e gatshme të votojë për çështjet e mbetura. Zyrtarisht mandati shtesë i komisionit për reformën zgjedhore përfundoi më 15 maj, por palët nuk kanë rënë ende dakord për kompozimin e KQZ-së dhe procesin e ankimimit. Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, se po tenton të bllokojë punën për reformën zgjedhore, ndërsa ftoi PS-në të bashkëpunojë në përfundimin e refomave të nisura.