Tiranë | Gëzim podgorica në krye të ATSH-së

Ditën e djeshme është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë kësaj mbledhje u miratua projektligji për marrëveshjen e asistencës së shërbimit doganor. Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore. Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të z. Basir Çollaku dhe emërimin në detyrën drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të z.Gëzim Podgorica.

Advertisement