Tiranë – G99 prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë

Në 5 emrat e parë të kandidatëve për deputet për Tiranën, G99 ka përzgjedhur edhe një tetraplegjike. Veliaj theksoi se ekipi që ofron partia që ai kryeson është më i miri. “Më në fund, pas 18 vitesh kemi sot mundësinë ti ofrojmë shqiptarëve një nga ekipet më të mira që është ofruar ndonjëherë në shërbim të çështjeve publike në Shqipëri dhe unë jam krenar për të gjithë ata që nuk kanë pranuar të bëhen deputetë por ti shërbejnë Shqipërisë” u shpreh Veliaj. “Këta njerëz që kanë marrë përsipër të kandidojnë për G99 në qarkun e Tiranës dhë të gjithë bashkëpunëtorët tanë në të gjithë Shqipërinë nuk janë njerëz të papunë dhe që e shohin politikën si të vetmin vend ku mund të punësohen” deklaroi Veliaj teksa u shpreh se rrugëtimi i gjatë do të përfundojë pas 40 ditësh.

Advertisement