“E bazojmë këtë kërkesë në garancitë e ofruara përmes dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 23, pika 1 dhe 2, si dhe në dispozitat e ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i cili na jep të drejtën të kemi akses në çdo “dokument zyrtar” pra në dokumente të çdo lloji të mbajtura nga autoriteti publik, në përputhje me rregullat në fuqi dhe që ka lidhje me ushtrimin e një funksioni publik. Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor qartazi bën pjesë në këtë përkufizim ligjor të “dokumentit zyrtar” deklaroi kreu i G99 Erjon Veliaj.