Tiranë | Fyle: KE rekomandon statusin për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle deklaroi sot se “pa pikë dyshimi KE rekomandon statusin”.

Fyle deklaroi se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe kjo falë punës dhe përpjekjeve të qeverisë së shkuar dhe asaj aktuale”. Raporti është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. “Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëvë narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, vecanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti. Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se cfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian. “Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyce, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nënvizon raporti.

Advertisement