“Duhet të kemi kujdes nga sinjali i fortë që lëshon llogaria korente dhe pasojat që ajo mund të ketë në kursin e këmbimit dhe në inflacion”, u shpreh Fullani. Gjithashtu guvernatori ka folur për borxhin publik, i cili edhe pse vitet e fundit ka shënuar ulje konstante në vitin 2008 u rrit me rreth 3% ndaj GDP, nga investimet e mëdha publike.