Tiranë | Fullani: kriza globale, në gjendje akute

alt

I pranishëm në Seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë “Evropa Juglindore: Parakushtet për Reforma”, që u organizua në Tiranë nga Banka e Shqipërisë dhe Universiteti i Oksfordit, Fullani u shpreh se “viti i kaluar dhe pjesa e parë e këtij viti treguan se kriza globale është në gjendje akute dhe në qëndër të saj është borxhi dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i aktivitetit ekonomik”. Shqipëria, tha Guvernatori Fullani, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme politike e ekonomike, të bazuara në parimet e ekonomisë së tregut dhe të një sistemi të qëndrueshëm, duke rritur pavarësinë e Bankës Qendrore dhe të institucioneve të linjës si partnerë në përballimin e krizës. Vëmendja për ekonominë duhet të jetë mbi atë politike sugjeroi kreu i sistemit bankar shqiptar, duke garantuar se “BSH-ja do të vazhdojë të jetë e kujdesshme në politikat makroekonomike si një nga detyrimet madhore që buron nga Kushtetuta dhe do të zbatohet me rigorozitet”. BSH-ja, tha Fullani, gjykon se duke ruajtur politikën monetare dhe inflacionin kemi lancuar ruajtjen e ekonomisë.