Në një konferencë për shtyp, guvernatori i BSH Ardian Fullani ka theksuar se, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit, ekonomia shqiptare ka pasur rritje, por kjo rritje, sipas tij ka qenë nën potencial. “Stabiliteti kontrollon primet e rrezikut dhe është parakusht për nxitjen e investimeve të qëndrueshme. Përballimi i sfidave ka qenë në fokus të punës së bankës gjatë këtij viti”, tha Fullani. “Reformat duhet të orientohen drejt rritjes së konkurrueshmërisë së forcës punëtore dhe produkteve tona në tregjet botërore”, pohoi Guvernatori. Ai tha se e rëndësishme për situatën aktuale është ruajtja e deficit buxhetor dhe e borxhit. Gjithësesi, Fullani pavarësisht krizës bankare ku ndodhen disa vende, ka pohuar se sistemi bankar në Shqipëri nuk është prekur nga kriza. Më tej, duke renditur treguesit ekonomikë të vendit, ai tha se eksportet kanë njohur një rritje me 3.2%. “Defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar në 3 muaj. Ndërsa kërkesa për kredi ka pësuar rritje”, shtoi Fullani. Sipas tij, është pikërisht ky stabilitet ekonomik, i cili nxit investitorët e huaj t’i drejtojnë sytë nga Shqipëria.


