Tiranë | FRD me kandidat për zgjedhjet për Bashkinë e Korcës

Fryma e Re Demokratike prezantoi znj. Brikena Zeneli si kandidate për postin e kryetarit të Bashkisë Korçë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të z.Niko Peleshi, i emëruar në postin e zëvendëskryeministrit. Në një deklaratë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa tha se kryesia e kësaj partie vendosi sot që në zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Korçë të kandidojë znj. Brikena Zeneli, që vjen nga sektori privat, me angazhim në menaxhim biznesi prej mëse 20 vitesh dhe pjesë e FRD-së që nga fillimet e saj. “FRD do të jetë e përkushtuar që zgjedhjet për Bashkinë Korçë të jenë pika e saj e konfimimit në skenën politike shqiptare”, nënvizoi Oketa.

Advertisement