Tiranë | FRD: Larg PD-së dhe PS-së

Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se kandidatët që do të garojnë për këtë forcë në zgjedhjet e pritshme parlamentare, do të përzgjidhen me frymë kolegjiale, sipas kërkesave ligjore dhe morale. Topi e bëri këtë deklaratë në mbledhjen me drejtuesit vendorë të të gjitha qarqeve, me të cilët diskutoi mbi organizimin e strukturave dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore. Sic njofton zyra për shtyp e kësaj partie, gjatë fjalës së tij Topi ka “rikujtuar qëndrimin kundër aleancës me partitë e vjetra si dhe ka lënë të hapur mundësinë për aleanca të mundshme pas zgjedhjeve politike të 23 qershorit”. Ndërsa lidhur me platformën zgjedhore dhe kandidaturat, Topi tha se “FRD në zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si një formacion i plotë politik në të gjitha qarqet, duke zbatuar edhe detyrimin e pjesëmarrjes së grave në lista”.

Advertisement