Tiranë | FRD: kemi program të qartë e të vërtetë

Kryetari i FRD-së Bamir Topi zhvilloi takim me banorë te njësisë nr.2 dhe nr. 8 në kryeqytet. Banorëve të njësisë nr. 2 ai u tha se FRD synon një pushtet që nuk do ta vërë në funksion të karrierave te individëve të veçantë, por në shërbim të qytetarëve. Topi akuzoi dy forcat e mëdha politike se kanë harruar dy momente të errëta ne këto 8 vite: “Kaq shpejt u harrua Gërdeci dhe 21 Janari, e ka harruar edhe opozita, dhe askush nuk merret me ata të mjerë që u vranë e plagosën” tha Topi. Duke iu referuar premtimeve të kryeministrit në fushatë kryetari i FRD-së tha: “Ai premton pagën e 13 por ajo ekziston me ligj, e nuk realizohet, ai thotë se do japë pronat, por qytetarët kanë 23 vjet që nuk po i marrin”. Përsa i përket ngjarjes së rëndë që ndodhi në Roskovec me kandidatin e FRD, Topi deklaroi se askush nga partia qeverisëse nuk u distancua nga ky akt. Ndërkaq me banorët e njësisë nr. 8 kryetari Topi theksoi faktin se ‘kjo njësi ka qenë dhe do të jetë bastion i demokracisë, por jo i asaj partie që nuk ka ditur të ruajë raportet me demokratët. FRD, u shpreh ai nuk vjen tek ju me gënjeshtra , nuk vjen me trupë lëvizëse zgjedhore siç bën kryeministri, por ajo është mes jush me një program të qartë e të vërtetë”. Në mbyllje te fjalës së tij kryetari i FRD-së i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës, ndërsa i ftoi sinqerisht të bëhen promotorë të një mesazhi pozitiv për të ardhmen duke zgjedhur në 23 qershor në kutinë e votimit numrin 66.

Advertisement