Ky koalicion konsideron të nevojshme krijimin e një skuadre operative në terren me vullnetarë të KMSF-së, e cila do të ofrojë mbështetjen sociale dhe aktivitete rekreative për fëmijë. Si edhe organizimin e një fushate solidariteti me komunitetin e Njësisë Nr. 10 dhe më gjerë, për dhurimin e librave për fëmijë, lodra, materiale didaktike dhe sportive si dhe librave shkollorë (si një nevojë për dëmet e konstatura në ditët e fundit nga koordiantoret e Këshillit Rinor në zonat e përmbytura). Për realizimin e këtyre objektivave, sot do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e këtij organizmi për të ndërmarrë hapat konkrete mbi mbështetjen sociale të fëmijëve në zonat e përmbytura.