Bell theksoi se situata në vënd, mbetet ende e paqartë ndërsa ka dhënë disa rekomandime për përballimin e krizës. Bell ka këshilluar qeverinë të ketë kujdes me rritjen e pagave dhe pensioneve dhe të mos ulë nivelin e sigurimeve shoqërore. Sipas tij efektet e krizës janë shfaqur, dhe do pasqyrohen në uljen e nivelit të kreditimit nga bankat, uljen e dërgesave dhe ulje të eksporteve. Por sipas ministrit të Financave Ridvan Bode duke filluar nga 1 maji do të bëhet rritja e pagave dhe do të ulet niveli i kontributeve e sigurimeve shoqërore, e njohur ndryshe si taksa e punës. Kreu i financave deklaroi se qeveria do të përballojë krizën nëpërmjet kontigjencave, është një shumë prej 2 mld lekësh, kësaj shume do ti shohen edhe të ardhurat nga privatizimet të cilat vlerësohen në masën e 260 milion eurove. Ecurinë e ka komentuar edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani, i cili ka qënë në të njëjtën linjë me FMN dhe i ka këshilluar qeverisë të bëjë rialokimin e shpenzimeve, të gjënden financime shtesë për të mbështetur buxhetin dhe të shtyhen shpenzimet që nuk janë të domosdoshme për ekzekutivin. Fullani theksoi se sistemi financiar e bankar janë të sigurtë, pasi bankat sipas tij janë të mirë kapitalizuara dhe po dalin me fitim.