Tiranë – FMN dhe BB vlerësojnë rritjen ekonomike të vendit

Thursday, January 15, 2026

Një fakt të tillë ata e kanë bërë me dijeni gjatë takimeve vjetore të tyre, në të cilat ka qenë i pranishëm edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Në këto takime u vlerësua roli i rëndësishëm që ka luajtur Banka e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend, si edhe fakti që bashkërendimi i dy politikave bazë në ekonomi, asaj monetare me atë fiskale ka qenë i suksesshëm. Veçanërisht, veprimet e fundit të ndërmarra nga qeveria për shkurtimin e shpenzimeve dhe të defiçitit buxhetor si dhe reagimi i Bankës së Shqipërisë me uljen e përqindjes së interesit u vlerësuan si hapa të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e ekuilibrave makroekonomikë të vendit. Në datat 8-10 tetor 2010, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në krye të një delegacioni të Bankës së Shqipërisë, së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode, mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të zhvilluara në Uashington, SHBA. Mbledhjet vjetore të FMN-BB zhvillohen në formën e një forumi të hapur, gjatë së cilit guvernatorët pjesëmarrës diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në ekonominë botërore si dhe prezantojnë situatën makroekonomike të vendeve përkatëse. Këtë vit në qendër të diskutimeve kanë qenë strategjitë që do të ndiqen në situatën pas krize.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -