Tiranë – Flamuri ynë kombëtar mes flamujve të vëndeve anëtare të NATO-s

Ceremonia, ku kanë qënë të pranishëm 26 ambasadorët e vëndeve anëtare të NATO-s, ka nisur me luajtjen e himnit shqiptar nga banda e NATO-s i cili është shoqëruar me ngritjen e flamurit shqiptar. Më pas është luajtur himni kroat, shoqëruar gjithashtu me ngritjen e flamurit kroat dhe së fundi himni me flamurin e Aleancës. Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Berisha dhe përbëhet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko.

Advertisement