Tiranë – Firmoset kontrata për fondin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej”

Punimet në sheshin “Skënderbej” do të kryhen sipas projektit të përpiluar nga studio belge që fitoi konkursin ndërkombëtar për projektin e këtij sheshi një vit më parë. Kryebashkiaku u shpreh se tani gjithcka është gati dhe se shpreson që qeveria mos të vazhdojë të bëhet pengesë për celjen e fondeve që mundësojnë hapjen e Unazës së Vogël. Nga ana tjetër përfaqësuesi i qeverisë kuvajtiane Ismail Alshati u shpreh se bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së tij synon të shtrihet edhe më gjërë në vepra të tjera të rëndësishme për Tiranën dhe qytetarët e saj.

Advertisement