Sipas deputetes Felaj, Namik Ajazi e ka kërcënuar personalisht dhe familjarisht deputeten socialiste në një prej lokaleve të kryeqytetit, pasi kjo e fundit e ka akuzuar atë për përfitimet e paligjshme të koncesioneve në hidrocentrale, i ndihmuar si bashkëshort i ministres Bregu. Deputetja Felaj tha se ka përgatitur kallëzimin penal për fyrje dhe kërcënim për shkak të detyrës, ndaj Namik Ajazit, të cilën do ta paraqesë në ditët e ardhshme në prokurori. Grupi kuvendor i PS-së, diskutoi sot edhe për seancën plenare të parlamentit ditën e nesërme, duke theksuar se deputetët e PS-së do të kërkojnë përjashtimin për dy javë nga punimet e kuvendit të deputetit demokrat, Edi Paloka, për shkak të fyerjeve personale që Paloka i adresoi sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, deputetit socialist, Saimir Tahiri.