Tiranë – Fana betohet si anëtare e Gjykatës së Lartë

Ceremonia për betimin e gjyqtares Fana u organizua mesditën e sotme në Gjykatën e Lartë, në prani të anëtarëve të tjerë të saj. Mirela Fana u dekretua nga Presidenti i Republikes me 14.04.2009 e më pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Ajo emërohet anëtare e Gjykatës së Lartë pas një përvoje të gjatë si juriste, duke e zhvilluar profesionin në disa fusha të së drejtës, si hetuese, prokurore gjyqësore, inspektore ligjshmërie pranë Gjykatës së Kasacionit dhe prej vitit 1996 e në vazhdim, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Advertisement