Tiranë – Familjarët e viktimave të Gërdecit padisin ministrin Mediu

Kjo padi është dorëzuar në prokurorinë e Përgjithshme nga nëna e Edison Durdës, njërit prek viktimave të shënuara në tragjedinë e Gërdecit para dy vitesh. Ndërkaq, bëhet me dijeni se janë 21 përfaqësues të familjarëve të viktimave të tragjedisë që e kanë mbështetur një kallëzim të tillë. “Pas pushimit të çështjes në gjykatën e Lartë kërkojmë të rihapet çështja e tragjedisë së Gërdecis përsëri pranë këtij institucioni. Të kërkojë autorizim për procedim”, mësohet të jetë shkruar në kallëzimin penal. Gjykata e Lartë para pak javësh doli filimisht me vendimin për shkëputjen e saj nga gjykimi i çështjes së tragjedisë së Gërdecit, duke ia dhënë kompetencat dhe të drejtën Gjykatës së Tiranës mbi shqyrtimin e saj. Por edhe për të vetmin të pandehur që mbeti në varësi të saj, Fatmir Mediu, u zbatua pushimi i çështjes.

Advertisement