Tiranë – Estonia do të ndihmojë për dixhitalizimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme

Një fakt të tillë e deklaroi ministri i Drejtësisë së Estonisë, Rein Lang gjatë një takimi me kryeministrin Berisha. Për këtë qëllim është rënë dakord krijimi i një Taskë Force të përbashkët për marrjen e përvojës nga Estonia në këtë fushë. Gjithashtu, kryeministri e informoi Lang për progresin që po bën Shqipëria në zgjerimin e shërbimeve online dhe angazhimeve që qeveria ka marrë për rritjen e buxhetit dhe investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit. Duke e konsideruar dixhitalizimin e regjistrave pronësorë një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, kryeministri Berisha theksoi se ka angazhuar të gjitha burimet për përfundimin e këtij procesi në një kohë sa më të shkurtër. Ndër të tjera, kryeministri Berisha duke e informuar Lang, se shumë shpejt Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Estoni, i kërkoi atij të përcjellë në qeverinë e tij dhe biznesin estonez, klimën favorizuese dhe garancitë që ofron Shqipëria për biznesin.

Advertisement