Tiranë – Eshtrat e gjetur në Dajt janë nga regjimi komunist

Një konfirmim të tillë e dha Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt. “Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë”, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë. Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin e tyre. Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t’i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre. Edhe vetë kryeministri Berisha është treguar mjaft i prekur nga ky lajm dhe ka lajmëruar se ligji për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare pret miratimin e Kuvendit. Instituti në fjalë do ketë të drejtë të dërgojë në Prokurori materiale që faktojnë krime të rënda.

Advertisement