Tiranë | ERE vendos sot për licensën e CEZ Shpërndarje

alt

Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë do të mblidhet sot për të diskutuar mbi procesin e heqjes se liçensave së shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike shoqerisë CEZ Shpërndarje. Kjo mbledhje vjen në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të ERE-s dhe Rregullave të praktikës dhe proçedurave të ERE-s. Sot, bashkë me vendimin për heqjen e licencave të CEZ Shpërndarje, Bordi pritet të emërojë edh administratorin e ri të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Advertisement