Tiranë – Endri Pema emërohet drejtor i Doganave

Prezantimi i kreut të ri të Doganave u bë nga zëvëndësministri i Financave, Florion Mima. Sipas numrit dy të Financave në këtë sektor të rëndësishëm nuk u plotësuan objektivat. Vetë ish-drejtori i Doganave, Përparim Dervishi theksoi se ndryshimet janë të mirëpritura, ndërsa vlerësoi reformat e kryera gjatë kohës që ai qëndroi në krye të kësaj drejtorie. Kryeministri Berisha e ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Përparim Dervishi me propozim të ministrit të Financave, Ridvan Bode. Motivi i largimit të tij nga detyra duket se ishte për shkak të deficit të madh të krijuar nga mbledhja e të ardhurave në tre mujorin e parë të këtij viti kur doganat patën rënie të treguesve duke krijuara një rezultat të dukshëm më negativ se sa vitet e tjera.

Advertisement