Tiranë – Emërohen zv/ministra të rinj, 6 prej tyre nga LSI

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Albert Gajo, zv/ministër i Integrimit dhe emërimin në këtë detyrë të z. Edmond Hoxha. Në ministrinë e Mjedisit ikën Aleksandër Garuli, dhe zv/ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave emërohet Auron Meneri. Nga detyra e zv/ministrit të Bujqësisë është larguar Ndue Preka i cili është zëvendësuar në këtë post nga Tokli K.Thomaj. Në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta zv/ministrja Marjeta Zaçe lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të saj emërohet Filloreta Kodra. Në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ikën Stavri Ristani dhe në vend të tij emërohet Edmond Haxhinasto. Këshilli i Ministrave emëroi Alfred Rushaj zv/ministër i Financave, Nora Malaj zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Leonard Beqiri zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të Anton Gurakuqi, zv/ministër i Punëve të Jashtme.

Advertisement