Kandidatura e Elvis Cefës u propozua nga Presidenti Nishani, ndërsa u pranua dhe mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë të KLD-së. Vendi i nënkryetari i KLD-së mbeti vakant që në muajin prill, ku u shkarkua nga detyra Kreshnik Spahiu, aktualisht kreu i Aleancës Kuq e Zi. Ish-Presidenti Topi në 17 prill propozoi gjyqtarin Ilir Mustafaj si zëvëndësuesin e tij, por kandidatura u quajt antikushtetuese në atë kohë nga Ministri i Drejtësisë, pasi presidenti mund të zgjidhte vetëm mes 3 anëtarëve të KLD-së të propozuar nga Kuvendi, siç kishte qenë dhe vetë Spahiu. Krahas kësaj, KLD ka propozuar Fatri Islamin për Kryetar të Gjykatës së Tiranës, post ky i mbetur bosh pas largimit të Artan Zenelit, pas zgjedhjes së tij si anëtar i Gjykatës së Lartë. Islami do të jetë i komanduar në këtë detyrë përkohësisht deri në zhvillimin e konkursit.