Në vitin 1999 shtetasi Kastriot Frashëri, në bashkëpunim me gruan dhe motrën e tij, kanë detyruar me anë të forcës, shtetasen me inicialet E. A., të ushtrojë prostitucion në Itali. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lushnje në vitin 2004 bazuar në prova e ka shpallur fajtor Frashërin për kryerjen e veprës penale “shfrytëzim prostitucioni”dhe e ka dënuar me 12 vjet heqje lirie. Frashëri që në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri u shpall në kërkim për veprën penale. Vetëm pas 5 vitesh, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit Kastriot Frashëri.