Tiranë | Edi Rama kërkon hetimin e tij dhe të kryeministrit për 21 Janarin

alt

Në letër, Rama kërkon prej kryeprokurores që të merret nën hetim për ngjarjen e 21 janarit, kur i shtron pyetjen: “Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe për rrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej jush nuk kanë bërë as më shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë se sa unë personalisht?”. Nga ana tjeter, z.Rama shtron edhe pyetjen: “Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?”.

Advertisement