Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, kryeministri Berisha ka vlerësuar figurën e 72 vjeçarit, i cili e kaloi në mërgim thuajse të gjithë jetën e tij. “Sot është një ditë e veçantë, ditë në të cilën shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike. Në ligjin e parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror i familjes mbretërore dhe ky ka qenë vendim i drejtë. Vendi dhe kombi do e përcjellin mbretin Leka I me nderimet që i përkasin një mbreti jo në deyrë, me atributet që i përkasin mbretit jo në detyrë”, tha kryeministri. Më tej kreu i qeverisë lajmëroi se e shtuna është ditë zie kombëtare, ndërsa të gjithë të pranishmit në mbledhjen e qeverisë, mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Leka Zogu I.