Tiranë | E-punësim: të kërkosh vend pune on-line nga celulari dhe kompjuteri

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi portalin on-line të punësimit dhe infromatizimin e tregut të punës, si standardin më të lartë që ekziston sot në sektorin e punësimit. Duke folur në inaugurimin e Portalit të E-Punësimit, në Ministrinë e Punëve dhe Çështjeve Sociale, i cili është fryt i projektit suedez “Informatizimi i Shërbimeve të Punësimit”, kryeministri tha se të gjithë shqiptarët që kërkojnë një vend pune, mund të aplikojnë nga celulari apo nga kompjuteri. “Që sot çdo qytetar shqiptar i papunë , që kërkon një vend pune mund të aplikojë në këtë sistem nga celulari apo kompjuteri i tij. Po sot çdo sipërmarrës shqiptar që ka nevojë për punonjës, mund të paraqesë kërkesën në portalin e punësmit të kësaj ministrie dhe në kohë reale mund të gjejë kandidatin më të përshtatshëm për vendin vakant të punës”, tha Berisha. Sipas kreut të ekzekutivit, kriza që ka pllakosur vendet e zhvilluara ka në themel të saj vendin e punës, ndaj shtoi se leksioni më i madh i kësaj krize është përqendrimi në krijimin e vendeve të punës. “Kjo krizë që ka pllakosur në Europën Perëndimore dhe në tërësi në vendet e zhvilluara ka në themel të saj çështjen e tregut të punës. Dhe është e vertetë se kjo krizë është e lidhur me euron, me borxhet, por në themel të saj më shumë se çdo gjë tjetër qëdron tregu i punës me infleksibilitetin e tij, me shkallën e moskualifikimit të tij, ndaj dhe një nga leksionet më të mëdha të kësaj krize është përqëndrimi tek potencialet më të mëdha drejt krijimit të një tregu pune më fleksibël, të aftë e të trajnuar”, u shpreh Berisha. Ndaj shtoi Kryeministri, “element shumë i rëndësishëm për punësimin është portali që inaugurojmë sot, me transparencën më të madhe, cilësi të shumta dhe shpejtësi maksimale. Kreu i qeverisë garantoi se do të bëhet gjithçka që qyterarët shqiptarë të kenë shërbimet dixhitale më të mira. “Në vitin 2006 ishim në nivelet më të ulta të përdorimit të internetit 4.8%. Sot kemi mbi 60 %. Por kemi një mundësi të madhe të kapërcejmë kohën e humbur duke adaptuar sistemet më moderne dixhitale në këtë vend”, tha Berisha. Kryeministri kundërshtoi shifrat e opozitës të cilat flasin për 1 milionë të papunë në Shqipëri, duke theksuar se çdo masë që merret për punësimin është një masë e sigurtë antikrizë. Sipas kreut të qeverisë, situata e papunësisë në rajon është më e keqe se në Shqipëri, ku vendet e rajonit kanë papunësi mbi 20%, teksa në Shqipëri janë marrë një sërë masash për të ndihmuar në rënien e papunësisë. Kryeministri u shpreh se, qeveria do të heqë taksën e punësimit për të rinjtë e punësuar për tre vitet e para në sektorin privat dhe kjo sipas tij bëhet sepse punësimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ata dhe për vendin. Sigurisht vijoi Kryeminstri, “ne nuk premtojmë 250 mijë vende pune për të rinjtë apo 250 mijë vende pune për gratë.

Advertisement