Tiranë – Dule: kryeministri po asfikson demokracinë

Para anëtarëve të PBDNJ në Tiranë, Dule ka theksuar se kjo parti fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare por ato iu vodhën, dhe sipas tij kjo situatë duhet të motivojë më shumë anetarësinë në mënyrë që në garën e ardhshme elektorale PBDNJ të marrë sa më shume vota. Në konferencën e degës për Tiranën, Dule ka kritikuar sërish qeverinë për ligjin e regjistrimit të popullsisë duke përsëritur se veçanërisht minoriteti është i paqartë për këtë proçes të rëndësishëm. Një raport i “Economist Intelligence Unit” për demokracinë në 165 vende të botës i ka dhënë opozitës një argument më shumë për të sulmuar qeverinë Berisha. Sipas këtij raporti të cituar nga deputeti socialist Ilir Beqja, Shqipëria renditet e 84 në 165 vende të përfshira në studim, tre vende më poshtë se nëvitin 2008. Për të, ky raport tregon një tjetër dështim të kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Beqja ka deklaruar se kryeministri Berisha me përpjekjet e tij për të asfiksuar demokracinë e ka çuar vendin vetëm një hap larg regjimeve autoritare.

Advertisement