Tiranë – Dule kritikon vendimin e Gjykatës së Faktit të Vlorës për Bollanon

Në një deklaratë për shtyp, Dule ka theksuar se vendimi i gjykatës është me prapavijë politike. “PBDNJ denoncon vendimin e trupit të Gjykatës së Faktit Vlorë, që ka vetëm prapavijë politikash të verbëra dhe ultranacionaliste, të cilat nuk e kanë fshehur asnjëherë qëndrimin e tyre të mbrapshtë kundër zotit Bollano. Interesat e paligjshme me pronat në Himarë cuan në vendimin e sotëm të turpit”, ka deklaruar Dule. Përvec dënimit me burg, gjykata e Vlorës e dënoi Bollanon edhe me 500 mijë lekë gjobë dhe i hoqi të drejtën që për tre vjet të ushtrojë funksione zyrtare.

Advertisement