Tiranë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kontratë kolektive me Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit

Për herë të parë në historinë e policisë shqiptare punonjësit e saj do të kenë sindikatën e tyre, e cila do të përfaqësoj dhe mbroj interesat e çdo punonjësi policie. Fusha e zbatimit të kësaj kontrate përfshin jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata që trajtohen me pagesë kalimtare, pension të parakohshëm dhe ata me pension pleqërie. Kontrata, e firmosur sot shërben për rregullimin e marrëdhënieve juridike të punës dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë. Me firmosjen e kësaj kontrate hapet një kapitull i ri në zyrtarizimin e mbrojtjes së interesave të punonjësve të policisë nëpërmjet Sindikatës së tyre. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaroi mbështetjen nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të kësaj kontrate, si dhe respektimin e detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Advertisement