Tiranë – Dorëzohet sot pyetësori për anëtarësim në BE

Monday, December 29, 2025

Këto janë pyetje të pyetësorit që Komisioni Europian dërgon për secilin vend, i cili ka bërë kërkesën për të aplikuar për statusin e tyre në kuadër të Bashkimit Europian. Pyetësori vjen plot një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për ta marrë në shqyrtim kërkesën e dorëzuar nga Shqipëria më 28 prill të këtij viti. Qeveria shqiptare është shprehur që më parë se parapërgatitjet për këtë pyetësor janë bërë me kohë dhe se priste vetëm këtë pyetësor për t’u futur në procesin e përgjigjes së pyetjeve. Gjatë vizitës që zhvilloi në vendin tonë, drejtori i përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor, në mbledhjen e Komisionit Ndërministror për Integrimit, Pjer Mirel theksoi ndër të tjera se, më e rëndësishme se sa sasia e përgjigjes së pyetjeve, është cilësia e përgjigjes. Në këtë mbledhje, ku merrte pjesë dhe Helmut Lohan, në prani të Berishës, Mirel e ritheksoi disa herë faktin se kriteri bazë që duhet plotësuar në këtë pyetësor është kriteri politik. Deri më tani, mesazhet e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian kanë qenë jo shumë optimiste sa i takon situatës aktuale në vend. Ndërsa, kryeministri nga ana e tij është shprehur entuziast sa i takon procesit të përgatitjes së përgjigjeve, që deri në shkurt ato do të jenë gati, kur një proces i tillë zgjat më shumë se 18 muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -