Tiranë – Dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

Në mesditën e djeshme Partia Demokracia Sociale ka qënë e para që ka depozituar 140 emrat e kandidatëve mes të cilëve kryetari Paskal Milo figuron të kandidojë në qarkun e Vlorës. Gjithashtu këtë të hënë listën me kandidatët e ka cuar edhe Partia Lidhja Demokristiane, kryetari i së cilës, Nikollë Lesi do të kandidojë në qarkun e Lezhës. Edhe dy partitë e tjera, Aleanca Kombëtare si dhe Partia e Gjelbër kanë respektuar gjithashtu ligjin duke depozituar emrat e kandidatëve. Ndërkohë mësohet se dy partite e mëdha, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ende nuk kanë cuar listat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Dy partitë duket se do presin afatin maksimal që përcakton ligji, datën 19 maj dhe orën 16:00 të kësaj dite, për të bërë publik emrat e kandidatëve për të cilët do të kërkojnë votën e shqiptarëve më 28 qershor. Partia Socialiste pritet të mbledhë shumë shpejt kryesinë e saj e cila do ti japë dorën e fundit listës së emrave të propozuar nga strukturat socialiste në 12 qarqet e vendit.

Advertisement