Kështu u shpreh gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, duke shprehur qëndrimin e kësaj force politike ndaj këtyre ndryshimeve. “Nga sot e tutje, do të thotë se do të zbatohen vetëm urdhërat dhe firmat e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit”, tha Dokle. Duke shtuar se po tentohet masakrimi i rregullores së Kuvendit, e cila sipas tij, ndryshohet vetëm për interesat e mazhorancës.


