Tiranë – Dobjani kritikon punën e Kuvëndit

Sipas Dobjanit, në material janë publikuar statistikat gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2008 ku në zyrën e Avokatit të Popullit janë depozituar 3657 ankesa, nga të cilat janë shqyrtuar rreth 2922. Dobjani u ndal te mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ku, sipas tij, preket cështja e trajtimit të të ndaluarve dhe të të burgosurve në burgjet shqiptare, për të cilat numri i ankesave të regjistruara gjatë vitit 2008 është 322. Dobjani ka kritikuar edhe punën e Kuvëndit dhe në mënyrë të tërthorte Kryetaren Jozefina Topalli, duke theksuar se zyra e Avokatit të Popullit ka paraqitur në Kuvënd tre raporte dhe ato nuk janë shqyrtuar në komisione. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Prokurores së Përgjithshme fillimin e hetimeve ndaj 4 prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës. Gjykatat zënë një vënd të veçantë në raport, për adresimin e ankesave ndaj tyre. Kështu ka ankesa për mbajtje pa të drejtë në burg të personave që duhet të sistemoheshin në një ambient spitalor, për shkak të nevojës për mjekim të detyruar, të dhënë me vendim nga gjykatat kompetente.

Advertisement