Tiranë | Diplomacia greke: dhuna e djeshme ishte një goditje kundër demokracisë

Delavekuras thekson se “Aktet e dhunshme në Shqipëri, nuk sollën vetëm vdekjen tragjike të tre njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, por ishin edhe një goditje kundër demokracisë”. “Shqipëria në këtë moment nuk duhet të rrëshqasë në dukuri dhune, nga kudo që vijnë ato”, vijon më tej deklarata e diplomatit grek, “Përkundrazi, është përgjegjësi historike e të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë vetëpërmbajtje”. Ai shtoi më tej se “mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi që pengon modernizimin dhe minon ecurinë normale të vendit drejt BE është zhvillimi i dialogut konstruktiv, në fryme pajtimi, brenda kuadrit të Kushtetutës dhe të ligjeve”. “Greqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të mbështesë këtë përpjekje”, përfundon deklarata e diplomacisë greke.

Advertisement