Tiranë – Dhoma e Tregtisë thirrje biznesit për ndihma në zonat e përmbytura

Nisur nga kjo situatë dhoma ka nisur kontaktet me bizneset anëtare ose jo të këtij institucioni që të bëhen bashkë në këtë iniciativë për të ndihmuar banorët. Gjatë një deklarate për shtyp dhoma konstaton se kërkesat dhe nevojat e banorëve janë nga më të ndryshmet dhe bizneset do të jenë të gatshme të ofrojnë produktet e tyre për ti ndihmuar ata. Gjithashtu paralajmërimi i bërë nga kryeministri, se vendi është në prag katastrofe, ishte një zë më shumë që dhoma të marrë iniciativën për sensibilizimin e biznesit. Qeveria është shprehur e gatshme se pas normalizimit të situatës do të dëmshpërblejë banorët për dëmet që kanë pësuar. Për momentin ajo çfarë kërkohet është evakuimi i banorëve nga shtëpitë me qëllim mbrojtjen e jetëve të njerëzve.

Advertisement