Tiranë – Dështon Komisioni i Ligjeve, opozita braktis punimet

Ka qenë opozita ajo e cila ka braktisur punimet, duke u ankuar se mazhoranca nuk po i merr parasysh kushtet e saj për ngritjen e këtij komisioni. Nga ana e tij, deputeti Fatmir Xhafaj ka pohuar se komisioni duhet ngritur sa më parë dhe të mos ketë asnjë shtyrje të tij, pasi transparenca e zgjedhjeve sipas tij, është një çështje shumë emergjente për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ndërkaq, në seancën e kaluar të këtij komisioni, vetëm tre deputetë të Partisë Socialiste, votuan kundër shtyrjes së ngritjes së komisionit për datën 23 Dhjetor, përkatësisht Bashkim Fino, Sajmir Tahiri dhe Dashamir Peza. Nga ana e tyre, deputetët e mazhorancës janë duke vazhduar të vetëm mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

Advertisement