Tiranë – Dervishaj: Rama kërkon të përcajë shqiptarët

Në një konferencë për shtyp zëvendësministri i METE-s Sokol Dervishaj theksoi se deklaratat e Ramës nuk janë gjë tjetër përveçse shprehja e dëshpërimit të tij që gjithçka po menaxhohet me sukses. “Akoma më fatkeqe për zotin Rama është solidarizmi që po shfaqin qytetarët pasi ai nuk ka çfarë të mbledhë në mitingjet e tij butaforike” theksoi Dervishaj. Më tej Dervishaj theksoi se Rama në një situatë emergjence kërkon të përçajë shqiptarët duke mos u dhënë shpjegim atyre për përmbytjet që ndodhën në Tiranë.

Advertisement