Në argumentin e saj në një letër që i dërgon Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, për këtë largim Seseri shprehet, “Lë mandatin e deputetes për angazhime private, nuk e kam më të mundur të vazhdojë detyrën e deputetes, pasi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale”. Në qëndrimin e saj Seseri shton se ky angazhim që synon të marrë është eksperiencë unike për të kontribuar duke theksuar se shkëputja është e menjëhershme. Sakaq ajo falënderon kryesocialistin Rama për mundësinë e ofruar ndërsa shton se mbështetja e saj për PS është e palëkundur.


