Tiranë – Deputeti Idrizi lë bojkotin, sot hyn në Kuvend

Idrizi, ka bërë me dijeni se do të marrë pjesë sot në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë së cilës edhe do të betohet si deputet i legjislaturës së re parlamentare të dalë ga zgjedhjet e 28 qershorit. Mësohet se Idrizi do të mbajë edhe një fjalim sot në seancën plenare ku sipas tij do të sqarojë vendimin për hyrjen në Parlament dhe me hyrjen e tij, legjislativi numëron 76 deputetë të betuar gjithsej. Idrizi tashmë figuron si kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, e cila sipas tij do të fokusohet tek zgjidhja e çështjes kombëtare mbi të gjitha atë të popullsisë çame.

Advertisement