Tiranë – Deputeti Harasani akuza Ministrisë së Ekonomisë

Deputeti Harasani, tha se kjo ministri nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji, duke përmendur këtu edhe raportin e një dite më parë nga Avokati i Prokurimeve, për vitin 2008, raport i cili ka paraqitur shumë ankesa nga pjesëmarrësit në tenderë. “Është pikërisht kjo ministri e cila nuk ka zbatuar kërkesat e përcaktuara nga ligji i konçensioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës jo vetëm qëllimisht ka mangësi dhe paqartësi në dokumentacion e tenderëve, por dhe ka zvarritur apo anuluar procedura thjesht për mangësi të brëndshme të organizimit të këtij institucioni” – tha më tej deputeti opozitar. Në fund të deklaratës, ai ka kujtuar shembullin e hidrocentralit Thanë në Lushnje, ku ministria u komunikoi operatorëve ekonomike anulimin e procedurës kur kishin kaluar rreth 10 muaj nga data e dorëzimit të ofertave.

Advertisement