Tiranë – Deputetët socialist përshëndesin protestuesit, pushteti i Berishës na lë të përjashtuar

Saturday, December 6, 2025

“Kutitë të hapen një orë e më parë”, ka thënë në fjalën e tij, deputeti Qefalia, i ndjekur edhe nga deklaratat e deputetes Ledi Shamku, e cila ka bërë me thirrje që protesta të vazhdojë në kërkim të votës së lirë të qytetarëve. Ajo i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha për të hapur me çdo kusht kutitë e votimit, në të kundërt do të ndeshet me zemërimin e qytetarëve. “Shqipëria është në ekstremin e varfërisë vetëm nga Sali Berisha, i cili tani qeveris vendin i ndihmuar nga Ilir Meta, ky Xhuvel i ri”, do të thoshte ndër të tjera pas saj, deputeti Qefalia. Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi tha se vendi ynë nuk ka për të mbetur më peng i procesit të integrimit vetëm sepse ka Berishën si kryeministër, i cili nga dita në ditë po e varfëron atë dhe po e lë pas vendeve të tjera të rajonit për heqjen e vizave apo anëtarësimin me të drejta të plota si gjithë vendet e tjera. Protesta e socialistëve do të vijojë në emër të demokracisë, integrimit të përshpejtuar evropian dhe mirëqënies së gjithë qytetarëve. Kështu kanë deklaruar në fjalimet e tyre përshëndetëse deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Vasilika Hysi. Ata e kanë parë aktin e dhunimit të votës si një prekje të së drejtës themeltare të shtetasve për të votuar, duke pohuar e vendi ynë është mbrapa pikërisht për një arsye të tillë. “Vendi ynë tani do të ishte si maqedonasit apo serbët dhe malazezët, që iu hoqën vizat me Bashkimin Evropian, por pushteti i Berishës e la të përjashtuar”, ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, deputeti Bushati. Ndërsa Vasilika Hysi ka theksuar se ekziston nevoja e respektimit të të drejtave të qytetarëve nga ana e qeverisë, duke e konsideruar kryeministrin Berisha si shkelës të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -